Gjykime për lëndët “Tenderë” dhe “Transportues”

Shkup, 21 shkurt – Në Gjykatën Penale sot janë caktuar gjykime për lëndët “Tenderë” dhe “Transportues” të Prokurorisë Publike Speciale.

Lënda “Tenderë” ka të bëjë me kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Shtetësi dhe Pavarësi në Shkup, ndërsa e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska.

Gjykata e Apelit Shkup në nëntor të vitit të kaluar vendosi që “bombat” mund të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësore në rastin “Tenderë”.

Në lëndën “Transportues” akuzohen ish kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Talevski edhe 20-të persona të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është bërë përvetësim i kundërligjshëm i rreth 360.000 eurove.

Seanca e kaluar u shty, ndërsa gjykatësja Dobrila Kacarska si shkak, elaboroi se është ajo që ende nuk është marrë përgjigje për ankesën e parashtruar nga Gjykata e Apelit. Për të njëjtën arsye u shty edhe seanca paraprake.