Shkup, 20 dhjetor- Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev për rastin “Dhunë në Qendër”.
Në debatin kryesor gjykatësja Tatjana Mihajllova vendosi për Kërstevin ta ndajë procedurën dhe të gjykohet ndaras.
Ai u prononcua se nuk është fajtor dhe në seancën e fundit ka kërkuar gjykimi të shtyhet, sepse nuk ka avokat dhe ka probleme shëndetësore.
Në rastin “Dhunë në Qendër” 14 persona janë akuzuar, në mesin e cilëve edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova.
Në seancat paraprake, siç publikoi MIA, faj për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, pranuan i akuzuari i katërt Tomosllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski.