Shkup, 14 mars – Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seanca gjyqësore për lëndën “Lëndina” e Prokurorisë speciale publike, që i përket ndërtimit pa leje të shtëpive në Zelenikovë, ndërsa në të cilin i akuzuari i parë është gazetari Dragan Pavlloviq- Llatas.
Nga Prokuroria speciale publike shprehin dyshim për veprimet penale-juridike të tre personave për ndërtim të tre uikend-shtëpizave në Komunën e Zelenikovës pa pas leje për ndërtim të këtillë.
Sipas dëshmive të mbledhura të PSP, mes të cilëve edhe xhirime satelitore, ekspertizë, si dhe dokumentacion tjetër, këto tre uikend-shtëpiza kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013, kur kishin përfunduar.