Në rekomandimet e dhëna nga Komiteti i Helsinkit, se si duhet të trajtohet rasti për vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski, thonë se gjykatësi si në çdo procedurë tjetër, por edhe në këtë rast duhet të veproj në mënyrë objektive, të paanshme dhe duke ju përmbajtur dispozitave që të akuzuarit do t’ju mundësohet një gjykim i drejtë
Omer XHAFERI
Shkup, 19 janar – Gjykata Penale e Shkupit në vazhdimësi i shkel dispozitat e Ligjit për procedurë penale, gjatë kohës shqyrtimit të lëndës gjyqësore për rastin “Sazdovski”. Për dallim nga herrat tjera, kur ky lloj i reagimeve vinin nga pala mbrojtëse e Besir Belës dhe Skender Demirit dhe familjarëve të tyre, kësaj radhe vërejtjet për mënyrën se si zhvillohet ky proces gjyqësor i jep Komiteti i Helsinkit. Gjata analizës së deritanishme të seancave gjyqësore për rastin “Sazdovski”, nga Komiteti i Helsinkit, shprehin brengosje për mënyrën se si Gjykata, gjegjësisht Trupit gjykues në krye me gjykatësen Daniella Aleksovska, e procedon këtë lëndë, shkruan gazeta KOHA.
“Nga fillimi i shqyrtimit kryesor në rastin ‘Sazdovski’, monitoruesit e Komitetit kanë vërejtur se Këshilli penal, posaçërisht Kryetarja e këtij këshilli, e zhvillon procesin gjyqësor në bazë të Ligjit të vjetër për procedurë penale i cili pushoi së ekzistuari në vitin 2013, gjegjësisht jo sipas dispozitave të LPP-së, që filluan të zbatohet nga dhjetori i vitit 2013, në bazë të të cilave duhet të trajtohet i gjithë rasti. Kjo mënyrë e shkeljeve ligjore mund ta rrezikon të gjithë procesin gjyqësor, respektivisht nga njëra anë mund të ndikoi që për shkak të këtyre shkeljeve mos të dënohen kryerësit e veprës dhe nga ana tjetër ti rrezikoj të drejtat e të akuzuare në procedurë”, thonë nga Komiteti i Helsinkit, në raportin e tyre mujor.
Në rekomandimet e dhëna nga Komiteti i Helsinkit, se si duhet të trajtohet rasti për vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski, thonë se gjykatësi si në çdo procedurë tjetër, por edhe në këtë rast duhet të veproj në mënyrë objektive, të paanshme dhe duke ju përmbajtur dispozitave që të akuzuarit do t’ju mundësohet një gjykim i drejtë. Njëkohësisht, nga atje shtojnë se Gjykata duhet ti merre parasysh edhe të drejtat e viktimës (në këtë rast familjes së dëmtuar), me çka drejtësia do të arrihej dhe në këtë mënyrë nuk do të kontestohej verdikti eventual gjyqësor.
Ndryshe, procesi gjyqësor për rastin “Sazdovski” pritet të hyjë në fazën finale, pasi që për të hënën (21 janar) flitet se të akuzuarit Bela e Demiri, do ta japin mbrojtjen e tyre para Trupit gjykues, ose parashihet që Gjykata të jep mendimin e tyre për propozimin e avokatëve që të bëhet rikonstruim i rastit.
Në seancat e deritanishme Prokuroria e Shkupit, prezantoi një sërë provash materiale dhe verbale, të cilat sipas avokatëve Naser Raufi dhe Asmir Alispahiç, aspak nuk korrespondojnë me veprën penale “vrasje mizore”, e cila i rikualifikua nga prokuroria, pasi që fillimisht ata të akuzuarit i kishin ngarkuar për veprën penale “dhunë me pasoja vdekje”. Dëshmitarët e prokurorisë, gjatë rrëfimeve të tyre, në masë të madhe potencuan se i gjithë rasti me sulmin ndaj të ndjerit Sazdovski, ka ndodhur shpejtë dhe se goditje pas rënies në tokë të të ndjerit, me përjashtim të të akuzuarit Besir Bela, nuk ka pasur.
Në këtë mënyrë ata e demantuan vetë Prokurorinë e Shkupit e cila në rikualifimin e aktakuzës, thotë se Besir Bela, Skender Demiri dhe Jeton Luzha, pasi e kanë filluar ta godasin me grusht dhe me shqelma gjatë kohës sa ai ka qëndruar në këmbë, një veprim i tillë ka vazhduar edhe pas rënies në tokë. Në rast se Prokuroria dhe Gjykata deri në përfundim të procesit gjyqësor për rastin “Sazdovski” nuk bëjnë rikualifikimin e veprës, siç ka qenë në fillim të hetimeve të vetë prokurorisë, atëherë të akuzuarve Besir Bela dhe Skender Demiri, pritet t’iu shqiptohen dënime me burg prej më së paku 10 vite heqje lirie. Përderisa dënimet për veprën penale “dhunë me pasoja vdekje” lëvizin prej 3 deri në 10 vite vuajtje të burgut. Sidoqoftë, avokatë mbrojtëse të të akuzuarve janë të bindur, se pavarësisht dënimet në shkallën e parë, në fazën e animimit pranë Gjykatës së Apelit në Shkup, një kualifikim i tillë i Prokurorisë do të refuzohet me automatizëm. (koha.mk)