Shkup, 20 nëntor – Gjykatësja Tatjana Mihajllova nga Gjykata Themelore Shkupi kërkoi kthim të gjykimit kundër ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për rastin “Shuplakat”. Ajo nuk e shtyu seancën siç kërkoi i akuzuari për dhunë Dimçe Kërstev, i cili sot pas urdhrit të Mihajllovës u soll me polici në gjykatë, njofton Portalb.mk.
Gjykatësja Mihajllova e liroi Kërstev nga gjykimi i sotëm dhe në kërkesë të prokurores Fatime Fetai e ka ndarë procedurën për të, me qëllim që sot të fillojë debati i përgjithshëm, pas çka Kërstev është larguar nga salla gjyqësore. Kjo shkakton befasi dhe shqetësim jo vetëm te Gruevski, por edhe te 13 tjerët të akuzuar dhe avokatët të cilët sot ishin të pranishëm.
Mihajllova i tha Kërstevit: “Shkoni në shtëpi Dimçe nëse nuk ndjeheni mirë. Jeni të lirë. Do të ftoheni në procedurë tjetër, për të njëjtën akuzë”.
Mihajllova tha se kundër vendimit të saj që Kërstev të veçohet nga kjo procedurë dhe gjykimi për dhunën dhe shuplakat e porositura për Zhernovskin, nuk ka te drejtë për ankesë.
Në seancën e sotme gjyqësore morën pjesë ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili me në gjykatë arriti medhjetë minuta vonesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, deputetja Daniella Rangelovska dhe të akuzuar të tjerë në këtë rast. Të pranishëm janë edhe Andrej Zhernovski dhe Sasha Bogdanoviq si persona të dëmtuar në këtë rast.
Ndryshe, më herët prokurorja speciale, Fatime Fetai, e cila e paraqet aktakuzën për dhunën në Komunën Qendër në vitin 2013, theksoi se hapur shihet që mes Gjykatës dhe palës mbrojtëse ka marrëveshje për qëllimin e vetëm – të anulohet seanca, njofton Portalb.mk.
“Për atë tregojnë rrethanat që dokumentet e lëndës gjendet në periudhë të gjatë në Gjykatën e Apelit, ndërkaq kanë qenë të pranishëm të gjithë të akuzuarit që nuk ka ndodhur në një periudhë të gjatë. Edhe pse provuam kërkuan sqarim për dorëzimin e dokumenteve, nuk morëm përgjigje”, theksoi Fetai.
Këtë rast e hapi kohë më parë Prokuroria Speciale, ku Gruevski akuzohet si inkurajues i dhunës gjatë protestave para komunës Qendër në vitin 2013.
Ndryshe të akuzuar për rastin “Shuplakat” janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniella Rangellove dhe dhjetëra persona tjerë.
Më poshtë mund ta dëgjoni bisedën e përgjuar: