Shkup, 3 dhjetor – Me propozim të Këshillit të Evropës, BE-së, EBRD, OECD dhe OLAF, dr. Mirjana Llazarova Trajkovska është zgjedhur për anëtare e Panelit gjashtë anëtarësh ndërkombëtar të ekspertëve juridikë për zgjedhje të gjykatësve në Gjykatën e lartë të antikorrupsionit në Ukrainë.
Ky trup ekspert, ka për detyrë ta ndihmojë zgjedhjen e gjykatësve me integritet të lartë profesional dhe personal, të cilët do të punojnë në sferën e gjyqësisë së antikorrupsionit në Ukrainë.
Krahas asaj, në këtë trup janë zgjedhur edhe pesë ekspertë nga Britania e Madhe, Kanadaja, Danimarka dhe Lituania.
Llazarova Trajkovska është ish gjykatëse në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut dhe kryetare e Seksionit të parë, ish gjykatëse e Gjykatës kushtetuese e Republikës së Maqedonisë.