Kushtetuta aktuale dhe statusi ligjore i gjykatësve, siç theksojnë nga Instituti për hulumtime dhe analiza juridike, e pamundësojnë realizimin e procesit të rizgjedhjes së gjykatësve në Maqedoni
Omer XHAFERI
Shkup, 9 qershor – Ndonëse kryeministri Zoran Zaev, para se ta marrë pushtetin paralajmëroi rizgjedhje të plotë të gjykatësve, megjithatë një proces i tillë në Maqedoni deri më sot nuk u realizua. Madje, sipas ekspertëve që merren me monotorimin e reformave në sistemin e drejtësisë, një procedurë e tillë as që pritet të ndodhë, shkruan gazeta KOHA. Në hulumtimin e publikuar së fundmi nga Instituti për analiza juridike, thuhet se Maqedonia ballafaqohet me një numër të vogël të gjykatësve të korruptuar dhe politikisht të motivuar. Zgjidhja e këtij problemi, siç thuhet në këtë hulumtim, i cili mbështetet edhe në rekomandimet e Raportit të Pribes për vitin 2017, duhet të realizohet përmes hetimeve që do të vërtetojnë përgjegjësi individuale të gjykatësve.
“Në rast se konstatohet shkelje ligjore nga gjykatësi i caktuar, atëherë i njëjtit duhet të përjashtohet nga mundësia që në çfarëdolloj mënyre të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Nëse shihet kronologjikisht, në Maqedoni rizgjedhja e gjykatësve si masë reformuese ka qenë e zbatuar vetëm në kushte të ndryshimeve të sistemeve politiko-shoqërore. Fillimisht, rizgjedhja e gjykatësve është zbatuar kur është themeluar sistemi gjyqësori i vendit tonë, pra në vitin 1944 kur komunizmi ka qenë i vendosur si veprim politik. Pastaj, hera e dytë dhe e fundit e rizgjedhjes së gjykatësve në Maqedoni është realizuar në vitin 1995, disa vite më vonë pas vendosjes së demokracisë si sistem politik. Nëse merren parasysh zhvillimet e viteve të fundit dhe ndryshimin e pushtetit, është e qartë se këto lëvizje nuk i ngjajnë fare atyre të dekadave të mëhershme, respektivisht lufta aktuale zhvillohen kundër gjykatësve politikisht të korruptuar”, thuhet në hulumtimin e Institutit për analiza juridike.
Kushtetuta aktuale dhe statusi ligjor i gjykatësve, siç theksojnë nga Instituti për hulumtime dhe analiza juridike, e pamundëson realizimin e procesit të rizgjedhjes së gjykatësve në Maqedoni.
Vlerësim i autorëve të këtij hulumtimi, Lidija Stojkova-Zafirovska dhe Zharko Haxhi Zafirov është se në rast se krijohen kushte për realizimin e rizgjedhjes së gjykatësve, atëherë atij proces duhet ti paraprijë ndërtimi i një sistemi transparent dhe objektiv konform standardeve evropiane.
Tutje, hulumtimet dhe analizat e realizuar nga ky Institut, potencojnë se fillimi i operacioneve të tilla, fushëveprimi i të cilëve është tepër i gjerë lë të hapur mundësinë dhe rrezikun e instalimit të “gjykatësve”, të ri të cilat do ti shërbejnë një elite të caktuar politike.
“Pjesa dërmuese e gjykatësve, të cilat gjatë kohës së fundit i kemi kontaktuar shprehen qartë se i dinë cilët janë kolegët e tyre të korruptuar, gjegjësisht kush janë ato gjykatës që e kanë keqpërdorur pozitën e tyre në shërbim të një subjekti të caktuar politik apo personi dhe më pas të njëjtit janë avancuar në hierarki. Kur flasim për rizgjedhjen e plotë të gjykatësve gjykatësit e Gjykatave të Apelit në Shkup, Shtip, Manastir dhe Gostivar, janë të pajtimit se një procedurë duhet të ndodhë, megjithatë me paraprakisht duhet të caktohet kriteret e qartë dhe mënyrë transparente”, thuhet mes tjerash në publikimin e Institutit për të drejtat e njeriut.
Një pjesë e ndryshimeve të Ligjit për gjykatës dhe Këshillin Gjyqësor që u miratuan javë më parë, parashohin përgjegjësi disiplinore për gjykatësin nëse ai në mënyrë të pajustifikueshme nuk cakton seancat gjyqësore, e prolongon seancë apo nuk e shqyrton lëndën e cila mund të vjetrohet. Tutje, përgjegjësi disiplinore është paraparë edhe për kryetarin e gjykatës, i cili nëse në mënyrë jo të duhur do t’i zbatojë dispozitat apo do ta keqpërdor sistemimin e vjetor të gjykatësve, ai mund të shkarkohet. Ligji për gjykata dhe ai për Këshill Gjyqësor, po ashtu pritet të ndryshohet dhe plotësohen në periudhën që vijon. (koha.mk)