Shkup, 15 nëntor – Kolegjiumi i gjykatësve dhe Shoqata e gjykatësve nga Gjykata Themelore në Shkup sot u dhanë mbështetje nëpunësve të gjykatës, të cilët sot nga ora 09:30 deri në orën 11 protestuan para gjykatave të vendit, njofton KOHA.
“Këtu jemi së bashku me administratën gjyqësore të Gjykatës Penale Shkup për të dhënë mbështetje për nëpunësit gjyqësorë. Ne mendojmë se ata meritojnë paga më të larta dhe të ardhura. Bëhet fjalë për një nga nëpunësit më të vlefshëm të vendit në përgjithësi së bashku me punonjësit e shëndetësisë dhe arsimit dhe në këtë kuptim unë mendoj se edhe nëpunësit gjyqësorë duhet të kenë, për arsye të ndryshme, të ardhura më të larta. Ata me të vërtetë kanë një punë stresuese, kanë shumë punë dhe un nuk shoh përse mos t’i mbështesim. Un nuk shoh ndonjë problem as në Këshillin e buxhetit gjyqësor dhe ne gjykatësit edhe këshilli i mbështesim nëpunësit gjyqësorë në kërkesat e tyre. Është e qartë se pagat janë rritur në të kaluarën dhe kjo tendencë duhet të vazhdojë”, deklaroi gjykatësi, Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Penale.
Edhe krahas protestës, siç informon Gjykata Penale, sot punohet pa ndërprerje dhe nuk është anuluar asnjë seancë kryesore as për lëndët me paraburgime, urgjente as për ato me numër më të madh të të akuzuarve në mënyrë që të shmanget vonesa e panevojshme e gjykimeve. (koha.mk)