Manastir, 28 qershor – Bartësja e listës në NJZ 5 sot në Manastir realizoi shumë aktivitete në terren. Mes tjerash ajo theksoi se qeveria që e kryeson LSDM-ja ka trashëguar sistem të shkatërruar gjyqësor.
“Qeveria ka punuar në ndryshime themelore, ndërsa në mandatin e dytë do të angazhohemi 100 për qind që ligji të jetë i barabartë për të gjithë. Këtë mund ta bëjmë vetëm me shumicë stabile dhe periudhë në të cilën vijon spastrimi në gjyqësi”, tha Shekerinska.
Ligji është i barabartë për të gjithë, potencoi ajo, duke shtuar se nuk përzihen në gjyqësi, por insistojnë në drejtësi.
“Para qytetarëve dalim me ofertë të sigurt, mund ofertë të sigurt për paga më të larta dhe pensione më të larta, fokusi ynë në katër vitet e ardhshme është që ta transformojmë ekonominë tonë dhe të sigurojmë ekonomi të re zhvillimore vendore, ndërsa në atë pjesë një prej fokuseve kryesore do të jetë sigurimi i më shumë parave për kompanitë por edhe për qytetarët”, theksoi Shekerinska.
Ajo përkujtoi se në periudhën e pandemisë, paga minimale është mbajtur në 14.500 denarë, ndërsa me programin e LSDM-së dhe koalicionit, kjo pagë minimale, në tërë mandatin pritet të rritet për 40 për qind.
Siç theksoi, është kthyer besimi në shëndetësinë vendore dhe sipas saj, jemi të gatshëm për sfidat e ardhshme në përballjen me pandeminë.