Gjykatësi kërkon rihapjen e procesit për Neymar (VIDEO)

Barcelona dhe Neymar rrezikojnë shumë për shkak të çështjes së transferimit të brazilianit nga Santos te “blaugranat” në verën e 2013-ës. Gjykatësi Jose de la Mata ka propozuar që të gjykohen për mashtrim Barcelona, Neymar, prindërit e tij, presidenti aktual Bartomeu dhe parardhësi i tij Sandro Rosell. Gjyqtari i Audienca Nacional ka kërkuar procesin e përshpejtuar, pas denoncimit nga ana e DIS, fondi brazilian zotërues 40% të kartonit të futbollistit. Gjykatësi ka akuzuar për korrupsion dhe mashtrim Bartomeu, Rosell dhe klubin katalanas, ndërsa vetëm për korrupsion sulmuesin dhe babanë e tij. Kjo çështje ishte mbyllur (i pasuar nga një shfryje e Neymar), por gjykata ka kërkuar rihapjen e çështjes në shtator, me proces të përshpejtuar.

Në janar të 2014-ës, drejtësia spanjolle ka filluar të hetojë në lidhje me çmimin e paguar nga Barcelona për Neymar (i cili ka rinovuar prej pak kohësh kontratën me shifra rekord), duke zbuluar se disa dokumente përmbanin informacione kontradiktore, siç ka qenë derdhja e parave në llogaritë e prindërve të brazilianit. Në të kaluarën, gjykata spanjolle ka kërkuar edhe burgosjen për Bartomeu dhe Rosell.

Një kontratë e nënshkruar në 2011-ën nga Neymar premtonte 40 milionë euro për një firmë të ardhshme me Barcelona-n, siç është zbuluar nga gjykatësi, sipas të cilit kjo gjë ka cenuar merkaton e lirë të futbollistëve: “Nëse objektiva e kësaj kontrate ishte që të cenonte merkaton e futbollistëve atëherë nuk mund të mendohet se Rosell dhe Bartomeu, dy përgjegjësi, nuk ishin në dijeni. Të dy, për rrjedhojë, kanë qenë të informuar për këtë situatë në momentin e nënshkrimit të kontratës”. (Telesport)

Advertisements