Shkup, 17 nëntor – Dy gjykatëse të Gjykatës Administrative janë përleshur pasi paraprakisht të dyjat kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për gjithë atë që këtyre ditëve po ndodhë me kolegët e tyre në Gjykatën Penale të Shkupit. Njëra prej gjykatëseve ishte e mendimit se atë që po e bëjnë kolegët e tyre në Gjykatën I në Shkup është në rregull, por kjo nuk i pëlqeu gjykatëses tjetër, ashtu që debati verbal kaloi në përleshje fizike, madje duke u kapur për flokë. Nga gjykata ende nuk ka asnjë reagim zyrtar të rastit, por padyshim se gjykatësit çdo ditë e më zëshëm dhe me shumë emocione flasin për gjendjen në gjyqësi.