Dajana Palekvin theksoi se janë vërejtur situata kur gjykatës që marrin vendime të caktuara, kanë gjykuar ashtu që duket se janë harmonizuar me agjendën politike në shtet apo parti politike, me qëllim të avancimit në karrierë apo shmangie të problemeve në vendin e punës
Ohër, 14 nëntor – Gjykatësit mund të jenë viktimë e obstruksionit dhe të penguar në angazhimin e tyre të përditshëm profesional, por ekzistojnë edhe raste kur ata të jenë edhe kryerës të një vepre të tillë penale. Bëhet fjalë për zgjedhje personale, nëse në punën tuaj do ta pengoni drejtësinë apo jo. Nga ju si liderë, mentorë, kolegë në sistemin gjyqësor kërkojmë ta mbroni sistemin nga një sjellje e tillë. Këtë pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare për gjykatës në temë “Pengimi i drejtësisë si kërcënim për pavarësi dhe transparencë gjyqësore”, që po mbahet në Ohër i porositi Dajana Palekvin, oficer politik në Ambasadën e SHBA-së.
“Kundërshtohemi në çfarëdo qoftë ndikime të jashtme mbi gjyqësorin, qoftë nga Qeveria apo partitë politike, nevojitet sistem të kontrolleve. Paanshmëria e gjykatësve si nëpunës publikë është garancia kryesore për barazi të qytetarëve para drejtësisë”, tha ajo. Palekvin theksoi se janë vërejtur situata kur gjykatës që marrin vendime të caktuara, kanë gjykuar ashtu që duket se janë harmonizuar me agjendën politike në shtet apo parti politike, me qëllim të avancimit në karrierë apo shmangie të problemeve në vendin e punës.
“Kjo është obstruksion, pengesë të drejtësisë. Rastet e tilla janë vështirë për t’u matur, edhe më vështirë të paraqiten apo procesohen, por për në rast janë shumë të dëmshme për sundimin e së drejtës. Konsideroj se ky është një gabim sistematik, nëse sistemi nxit një lloj të tillë të sjelljes dhe marrjes së vendimeve, ky është gabim i sistemit”, tha ajo, në këtë rast duken theksuar se viteve të fundit është vërejtur është përparim në problematikën, me pritje në të ardhmen ai problem të jetë më pak i pranishëm në sistemin gjyqësor. I porositi gjykatësit të mos lejojnë që mosmarrja e vendimit për negociata me BE-në apo zgjedhjet e parakohshme të jenë justifikim për ngadalësimin apo ndërprerjen e lëvizjes së përparuar të notuar në procesin reformues, ndërsa praktikat e mira në respektimin e ligjeve të shkojnë nën duar me përmirësimet institucionale.
Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve Xhemail Saiti theksoi se është vështirë të merret vlerësim sa është ndikimi i politikës apo grupeve të caktuara mbi gjykatësit, sepse jo gjithmonë gjykatësit i paraqesin dukuritë e tilla. “Këtu do të theksoja se më të rrezikshme janë dukuritë të sjelljes klienteliste të gjykatësve. Mbrojtje më e mirë nga ndikimi është integriteti personal i gjykatësit, nëse ne marrin vendime të mira, konkrete të bazuara mbi ligj, sigurisht edhe tentimet për ndikim do të ulen. Pyetja e secilit gjykatës është individuale si ai at. e vlerëson dhe sa është rezistues i ndikimit, por edhe sa janë kapacitetet individuale për vlerësim nëse në përgjithësi bëhet fjalë për ndikim”, tha Saiti.
Ai konsideron se është realizuar progres në sistemin gjyqësor, por në mënyrë retorike pyeti nëse është i mjaftueshëm, nëse korrespondon me dëshirat. Tubimi dyditor në Ohër i organizuar nga Shoqata e Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ambasada e SHBA-së dhe Instituti CEELI për sundimin e së drejtës nga Praga ka për qëllim adresimin e problemeve kyçe në gjyqësorin vendor, përmes debatit midis gjykatësve, shkëmbim të mendimeve dhe përvojave ndërkombëtare në kryerjen e funksionit të gjykatësit dhje bashkëpunim me palët e tjera në procedurë penale të kontribuohet ndaj përparimit të parimit të sundimit të së drejtës.