Shkup, 7 dhjetor – Kolegjiumi i gjykatësve dhe filiali i Shoqatës së gjykatësve nga Gjykata themelore Shkup 1 i mbështeti kërkesat e nëpunësve gjyqësorë për rritje të rrogave dhe shtesave të rrogës.
“Filiali i Gjykatës themelore Shkup 1-Shkup i mbështetë kërkesat e këtilla nga shkaku që konsideron se rrogat dhe shtesat duhet të paraqesin motiv për nëpunësit gjyqësorë për kryerje më cilësore të obligimeve të tyre të punës duke pasur parasysh të njëjtat të paraqesin hallkë të rëndësishme në procesin e punës në gjykata”, ceket në kumtesën dërguar mediumeve.
Sindikata e DOJSH-së kërkon edhe nëpunësit gjyqësorë të marrin 35 për qind të shtesave për rrogë dhe t’u kthehen paratë e mbajtura gjatë kohës së grevës në vitin 2016. Reagimet e tyre pasuan pasi që Këshilli buxhetor gjyqësor solli vendim me të cilin gjykatësve u rriten shtesat e rrogës për 35 për qind. Për këtë arsye, Sindikata e DOJSH-së kërkon dorëheqje të kryetarit tl Këshillit buxhetor gjyqësor Zoran Karaxhovski dhe u kërcënua me organizim të grevës. Kërkuan edhe takim me kryeministrin Zoran Zaev, për të cilin presin të realizohet deri të martën.