Shkup, 1 shkurt – Gjykatësi në procedurën paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 vendos për përcaktimin e masës së paraburgimit për katër ish-ministra dhe zëvendësministra të Bujqësisë të cilët janë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar gjatë ndarjes së ndihmës bujqësore dhe dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore me çfarë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit prej mbi 1,4 milionë euro.
Nga Gjykata Penale kanë konfirmuar se tre nga katër të dyshuarit sot janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake.
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit paraprakisht informoi se katërtit në cilësi të ministrave të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe zëvendësit e tyre në një periudhë të caktuar kanë,lidhur marrëveshje për qira të tokës bujqësore, të cilët nuk ia kanë shfuqizuar edhe pse qiramarrësit nuk e kanë paguar kompensimin për qira.
“Bëhet fjalë për deri më tani 584 marrëveshje të konfirmuara për dhënie me qira të tokës bujqësore në lokacione të ndryshme. Në këtë mënyrë është shkaktuar dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 88.467.607 denarë (mbi 1,4 milionë euro), informojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, kumtoi Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Bëhet fjalë për ish-ministrat Aco Spaseonovski, Mihail Cvetkov dhe Lupço Dimovski, derisa policia ende është në kërkim pas ish-zëvendësministrit Kristijan Delev.
Në kumtesën e Prokurorisë nuk është theksuar identiteti i të dyshuarve, por një pjesë e mediave publikuan se bëhet fjalë për ish-ministrat Aco Spaseonovski, Mihail Cvetkov dhe Lupço Dimovski, si dhe të ish-zëvendësministrit Kristijan Delev. (koha.mk)