Shkup, 9 tetor – “Tallja me Krishtin”, filmi i regjisorit Jani Bojaxhi, do të shfaqet pa asnjë lloj pengese në të gjitha kinematë në vend. Kështu ka vendosur Gjykata Themelore në Shkup në seancën e së mërkurës, pas kërkesës së Avokatit të Shtetit për të pezulluar përkohësisht shfaqjen e këtij filmi nëpër kinematë në vend, për shkak të gjuhës së urrejtjes, shkruan gazeta KOHA.
Ministria e Kulturës përmes Avokatit të Shtetit dhe shfaqjes së premierës më 5 tetor në festivalin Kinenova në Shkup, kërkoi që të mos lejohej për një muaj shfaqja e filmit.
Në seancën e sotme që drejtohej nga gjykatësja Suzana Donçevska, nuk ishin të pranishëm as përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe as nga Avokati i Shtetit, por vetëm avokati i shoqatës “Artsinema” që kërkoi anulimin e kërkesës së ministrisë. Shfaqja e filmit do të vijojë në Shtip (të martën në mbrëmje) në Shtëpinë e kulturës, ndërsa në fund të këtij muaji – edhe në… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)