Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelitë të riun Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi”.
Në seancën e masës së sigurisë së zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë u vendos masa “detyrim me paraqitje”.
Ai u arrestua pak ditë më parë në një nga lokalet në Tiranë duke konsumuar drogë. Dy vite më parë, Stresi u arratis nga komisariati i policisë në Tiranë.