Shkup, 24 prill – Gjykata Themelore Shkup 2 në kumtesën e sotme informoi se vendimi për Skender Buzakun të emërohet kryetar i ri i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Gjykata nuk e ka sjellë vetvetiu por në bazë të vendimeve të sjella të Bashkësisë fetare dhe me kërkesë të Rijastetit të BFI-së dhe se funksioni i Sulejman Rexhepi si kryetar i BFI-së i është ndërprerë pasi ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe e njëjta është pranuar nga Rijaseti, njofton Koha.
Nga Gjykata Civile rreth asaj se nëse dorëheqja është dokument i flasifikuar, mund të vendoset në një procedurë tjetër të veçantë.
“Në bazë të dorëheqjes së dorëzuar të parevokueshme të reis ul ulema nga Bashkësia Fetare Islame – Sulejman efendi Rexhepi, të pranuar më datë 25.03.2019 dhe e nonstrifikuar nën numrin 15-13/174, Rijaseti i BFI-së së RM-së më datë 30.03.2019, ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme në të cilën është pranuar dorëheqja e reisit të deritanishëm dhe në seancën e njëjtë reis ul ulema është zgjedhur Skender Buzaku.
Në bazë të vendimeve të sjella të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame më datë 03.04.2019, në Gjykatën Themelore Shkup 2 Shkup është dorëzuar kërkesë për ndryshimin e personit për përfaqësimin e Bashkësisë Fetare Islame. Duke vepruar për kërkesën e dorëzuar Gjykata Themelore Shkup 2 Shkup, më datë 17.04.2019, solli vendim me të cilin kërkesa e Bashkësisë Fetare Islame për ndërrimin e kryerjes së funksionit reis ul ulema është fuqizuar dhe në bazë të dokumenteve të dorëzuara është bërë ndryshim i funksionit reis ul ulema dhe si reis ul ulema është regjistruar Skender Buzaku, thuhet në kumtesë.
Nga Gjykata Civile theksojnë se vendimi i dhënë për ndërrimin e ushtruesit të funksionit reis ul ulema nuk është e plotfuqishme, gjegjësisht për të njëjtën vijojnë afatet për ankimim deri në 15 ditë.
Në këtë kuptim, siç thuhet në kumtesë, Gjykata nuk bën ndryshim por zbaton dhe vërteton vendime të bashkësisë fetare të cilat janë sjellë në seancë të jashtëzakonshme të Rijasetit, ndërsa në bazë të nenit 36 dhe nenit 68 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame.
“Lidhur me pyetjen e një pjese të mediave nëse dorëheqja e parevokueshme e reis ul ulema Sulejman efendi Rexhepit është e falsifikuar apo jo, ju njoftojmë se kjo mund të jetë lëndë e një procedure tjetër. Në procedurë në pajtim me Ligjin për pozitën juridike të ndonjë kishe, bashkësie fetare dhe grupi religjioz, Gjykata vetëm bën vërtetimin e vendimeve të sjella nga bashkësia fetare dhe të njëjtat i shpreh në Vendimin për ndryshim. Të gjitha vendimet në kërkesën për ndërrimin e reis ul ulemasë janë me vulën e bashkësisë fetare dhe janë të nostrifikuara nga BFI”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 2. (koha.mk)