Gjykata turke ka urdhëruar lirimin e dy ushtarëve grek të arrestuar në muajin mars në kufi, në pritje të gjykimit të tyre, njofton Anadolia. Dy ushtarët janë arrestuar në mars pasi e kaluan kufirin mes dyja shteteve dhe hyrën siç u tha, pa qëllim në “zonë të ndaluar ushtarake”. Prokuroria turke ka theksuar se ata kanë tentuar të spiunojnë. Rasti ka ngritur tensionet me Athinën.