Stamboll, 18 mars – Gjykata në Stamboll sot shqiptoi dënime të përjetshme me burg për 15 persona të akuzuar për “tentim për rrëzimin e Qeverisë”, për shkak të akuzave për korrupsion të bashkëpunëtorëve të afërt të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në vitin 2013.
Të gjykuarit, në mesin e të cilëve janë edhe katër shefa të policisë, ishin akuzuar se kishin publikuar incizime të falsifikuara për korrupsion të supozuar të anëtarëve të Qeverisë me të cilën atëherë udhëhiqte Erdogani, që solli dorëheqje të tre ministrave.
Kjo aferë ishte një nga sfidat më të mëdha për Erdoganin, i cili pohonte se të gjitha akuzat janë “trillime” pas të cilave qëndron predikuesi islamik Fetullah Gylen me qëllim që të rrëzohet pushteti.
Ankaraja e akuzon Gylenin, i cili jeton në azil vullnetar në SHBA, së qëndron edhe pas përpjekjes për grushtet në Turqi në vitin 2016. Gylen, nga ana e tij, i hodhi akuzat e tilla.
Të gjykuarit në rastin e sotëm ishin të akuzuar edhe për “pjesëmarrje në grup të armatosur terrorist” dhe për “përgjim të paligjshëm”