Ankara, 20 qershor – Një Gjykatë në Ankara solli aktvendim për rastin e 224 të akuzuarve të cilët janë përfshirë në aktakuzë të përbashkët për ngjarjet në ndërtesën e Shtatmadhorisë të Turqisë në Ankara gjatë tentimit për grushtet më 15 korrik të vitit 2016, mes të cilëve gjenden edhe anëtarët e trupit udhëheqës të organizatës terroriste FETO, i ashtuquajturi “Këshilli për paqe në atdhe”, njofton agjencia Anadolia.
Shumë pjesëtarë të FETO-s, përfshirë edhe ish-komandantin e forcave të aviacionit të Turqisë, gjeneralin Akin Ozturk, janë dënuar me 141 vjet burg të përjetshëm.
Ndërtesa e Shtatmadhorisë së Ushtrisë turke në Ankara ishte një prej lokacioneve kyçe natën kur ka ndodhur tentimi për grusht shtet, prej nga anëtarët e “Këshillit për paqen në atdhe” kanë menaxhuar me tërë procesin.
Ish-komandanti i Gardës së nderit të Kabinetit të presidentit turk dhe ish-kolonel Muhsin Kutsi Barish, i cili gjatë tentimit për puç ka dhënë urdhër të merret ndërtesa e TRT, është dënuar me dënim të përjetshëm me burg.
Me burg të përjetshëm është dënuar edhe ish-oficeri për lidhje në Kabinetin e presidentit turk Erdogan dhe anëtarë i “Këshillit për paqe në atdhe” i FETO-s, Ali Jazixhi.
Ish-oficeri për lidhje, shefi i Shtatmadhorisë të Forcave të Armatosura të Turqisë Levent Turkan gjithashtu është dënuar me burg të përjetshëm.
Ish-kryetari i Kabinetit për analiza dhe informacione pranë Shtatmadhorisë të Republikës së Turqisë, Sinan Surer, gjithashtu është dënuar me 141 vjet burg të përjetshëm. Me 141 vjet burg të përjetshëm janë dënuar gjithashtu edhe gjeneral-majori Kubilaj Selxhuk, gjeneral-majori Mehmed Disili, ish-gjeneral-nënkoloneli Ilhan Talu, gjenral-majori Mehmed Partigoxhu.
Dosja e të akuzuarve përmban të paktën 2.386 parashtrues të ankesave, mes të cilëve janë edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, si dhe një numër i madh qytetarësh të Turqisë të cilët janë lënduar gjatë natës së 15 korrikut. Gjatë procesit janë dëgjuar edhe 235 dëshmitarë.
Organizata terroriste FETO/Strukturë paralele shtetërore (FETO/PDJ) gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar filloi t’i infiltrojë pjesëtarët e saj në institucionet e sigurisë në Turqi, që t’i përforcojë në mënyrë të konsiderueshme piramidat e saj paralele në kuadër të këtyre institucioneve në vitet e 80, dhe më 15 korrik të vitit 2016 ta kryej tentimin e pasuksesshëm për grusht shtet, me qëllim të rrëzimit të rendit kushtetues dhe rrëzimin e pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi, përkujton Anadolia.
Gjatë tentimit për grusht shtet në Turqi u vranë 251 persona, ndërsa janë lënduar rreth 2.200 persona. Institucionet kompetente shtetërore filluan luftë kundër organizatës në krye të së cilës është vetë Fetulla Gjyleni.