Shkup, 1 nëntor – Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup për shkak interesit të rritur të mediave, e konfirmojnë informacionin se gjykatësi në procedurë paraprake duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale në lidhje dhe të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve, e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe ka shqiptuar masë të përkohshme për sigurimin e pronës së patundshme partisë politike të përfshirë në propozim.
“Duke pasur parasysh se për procedurat hetimore gjegjësisht parahetimore kompetente është prokuroria, ndërsa në cilën fazë është procedura konkrete, për më shumë informacione ju lusim të drejtoheni në prokurorinë kompetente”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup.