Shkup, 20 mars – Gjykata supreme sot në seancë publike i shqyrton ankesat e 15 të akuzuarve nga ngjarjet në Kuvendin e RM-së më 27 prill të vitit të kaluar.
Ankesat janë parashtruar për vendimet e Gjykatës së apelit dhe me to kërkohet heqje e masave të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak dhe shqiptim i dënimeve më të lehta për të akuzuarit.
Sipas avokatëve të të akuzuarve, “vendimet e Gjykatës së apelit janë paushale dhe gjoja të elaboruara dhe nuk ka baza për ndikim ndaj dëshmitarëve duke e marrë parasysh se hetimi për këto ngjarje ka përfunduar”. Para këshillit gjyqësor pesëanëtarësh të Gjykatës supreme u theksua nga ana e mbrojtësve se “nuk ka baza edhe për arratinë e të akuzuarve dhe se ata janë të interesuar të zbulohet gjendja faktike për ngjarjet e 27 prillit”.
Midis të akuzuarve të tjerë, për ish-ministrin e Punëve të Brendshme Mitko Çavkov dhe deputetët Kërsto Mukovski dhe Sasho Vasilevski kërkohet heqje e masës së paraburgimit, ndërsa për deputetin Lupço Dimovskin dhe këngëtarin e operas Igor Dulovskin heqje të masës së arrestit shtëpiak dhe shqiptim të masave të kujdesit.
Avokati i Çavkovit para këshillit pesë anëtarësh të Gjykatës supreme kërkoi heqje të paraburgimit për klientin e tij, me këtë rast duke theksuar se “në kushte të burgut ai nuk mund ta ketë kujdesin e duhur pas infarktit të pësuar”. Theksoi edhe se “bazat e dyshimit për të cilat akuzohet klienti i tij se nuk ka dhënë urdhër për forca shtesë në terren, nuk janë të mjaftueshme për shqiptimin e masës së paraburgimit”.
Pas shqyrtimit të ankesave, Gjykata supreme duhet të sjell vendime të cilat do të publikohen në mënyrë shtesë.
Që në fillim të seancës së sotme u dha pauzë prej 45 minutave sepse, siç sqaroi kryetari i Gjykatës supreme dhe kryesues me këshillin, Jovo Vangelovski, para fillimit të seancës është dorëzuar propozim nga Prokuroria publike, që është dashur t’u dorëzohet avokatëve të të akuzuarve.
Në seancën publike nuk ishte i pranishëm i akuzuari Oliver Popovski, por përfaqësuesi i tij, pas reagimit pse ai nuk është zbatuar, u dakordua të mbahet seancë publike pa praninë e Popovskit.
Mukovski, Vasilevski, Çavkov, Dimovski, Dullovski, Popovski dhe nëpunësi policor Munir Pepiq janë prej e 35 të dyshuarve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.