Gjykata Supreme: PPS në reagim nxori informacione të besueshme

Prokuroria Publike Speciale në reagimin e djeshëm për kërkesën e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë publikoi të dhëna të cilat janë me karakter të besueshëm, reagoi sot Gjykata. Prej Gjykatës Supreme vlerësojnë se mosveprimi i PPS për kërkesën për informacionin e Gjykatës është në kundërshtim me rregullat ligjore dhe apelojnë që prokuroria ta zbatojë parimin e urgjencës gjatë veprimit me kërkesën.

“Gjykata Supreme e Maqedonisë e informon opinionin se më 10 prill 2017 u publikua kumtesa në të cilën janë dhënë detaje për atë se çfarë informacioni është kërkuar nga Prokuroria publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve, për arsye se kërkesa e Gjykatës Supreme e Republikës së Maqedonisë e ka rekomandimin i besueshëm. Në reagimin e kësaj prokurorie janë publikuar të dhëna të karakterit të besueshëm”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Që atje potencojnë se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë është e pavarur në vendimmarrje dhe nuk shfrytëzon ndihmë juridike prej këshilltarëve juridik ose informatorëve gjatë sjelljes së vendimeve të veta. Prokuroria Publike Speciale dje kumtoi se nuk do të sigurojë përgjigje për kërkesën e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë me qëllim që të mos ndikohet në rezultatin e procedurës.