Shkup, 26 prill – Gjykata Supreme, edhe gjatë seancës e cila u zhvillua të mërkurën, nuk solli vendim për atë se vallë materialet nga përgjimet e jashtëligjshme mund të shfrytëzohen në procedurë penale si dëshmi. Këshilli Penal në këtë gjykatë po ashtu nuk ka sjell vendim edhe për kontestimin e masës së paraburgimit që Gjykate e Apelit e konfirmo për afaristin Sead Koçan, shkruan gazeta KOHA. Vazhdimi i kësaj seance, siç njoftojnë nga Gjykata Supreme, pritet të vazhdojë gjatë ditës së enjte (27 prill) me fillim prej orës 09:30. Temë e këtyre seancave gjyqësor të cilat deri më sot disa herë janë prolonguar, janë referatet e iniciuara nga vetë kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, i cili këmbëngul që materialet të cilat burojnë nga përcjellja e jashtëligjshme e komunikimeve mos të shfrytëzohen s’i dëshmi në procedurat e mëtejme penale, gjegjësisht në rast të miratimit të këtij propozim atëherë puna e Prokurorisë Speciale Publike, do të ngatërrohet edhe më tepër. Nga ana tjetër pika e dytë e rendit të ditës që gjykatësit e Gjykatës Supreme, duhet të votojnë ka të bëjë me kërkesën e kryeprokurorit të shtetit Marko Zvërlevskit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për paraburgimin e afaristi Sead Koçan, i cili për më tepër se një muaj gjendet në arrati. Ndryshe, nga kjo gjykatë nuk i komentojnë informacionet e mediumeve se kryetari Vangellovski, e ka përjashtuar gjykatësen Lidija Nedellkova, nga Këshilli Penal, për lëndët të cilët lidhen me PSP-në.(koha.mk)