Shkup, 26 mars – Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë solli vendim rerth lëndës Vkzh1.nr.6/2018, lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017.
Për të gjithë të dyshuarit hiqen pikat 2 dhe 3 nga neni 165 të Ligjit për procedurë penale, si bazë për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, kumtoi Gjykata supreme.
Për të dyshuarit K.M., S.V., M.P., D.L., G.GJ., O.P. dhe M.P. masa e paraburgimit zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak.
Të dyshuarit Z.S. G.A., I.S., V.T. dhe V.M. mbeten në paraburgim.
Për të dyshuarit LJ.D., J.T., E.D.B. dhe I.D. për të cilët ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, e njejta hiqet dhe caktohen masa të kujdesit që të paraqiten një herë në javë në gjykatën themelore në territorin e së cilës kanë vendbanim.
Për të dyshuarit S.M., M.M. dhe S.M mbetet masa e arrestit shtëpiak, shtohet në kumtesën e Gjykatës supreme.