Athinë, 8 tetor – Gjykata Supreme e Greqisë sot filloi hetim për keqpërdorim të mundshëm gjatë menaxhimit me mjete evropiane, që u janë dhënë vendit për ballafaqim me krizën e emigrantëve për periudhën 2015-2016.
Hetimi, i cili deri tani ishte “para-hetues”, i është besuar prokurorisë financiare, sipas një burimi nga gjykata.
Deri te hetimi erdhi pas një sërë shkrimeve në mediat pro-opozitare, për menaxhim të keq dhe riorientim të mundshëm të fondeve evropiane nga ana e qeverisë.