Athinë, 18 maj – Gjykata Supreme greke para pak kohe e refuzoi kërkesën e Minsitrisë së Maqedonisë të Drejtësisë për ekstradim të të ikurve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski.
Që të dy mbeten në Greqi dhe ndërkohë do të lirohen nga burgu, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Si ish-shefa në MPB, të akuzuar në rastin e PSP-së “Fortesa”, Grujevski dhe Boshkoski në mënyrë ilegale u larguan nga Maqedonia dhe më pas u zunë në Greqi, gjatë tentimit nga aeroporti i Selanikut të nisen drejt Hungarisë.