Nju-Jork, 8 mars – Gjykata Supreme e SHBA-së i hodhi poshtë tri paditë e fundit të parashtruara nga ish-presidenti Donald Tramp për kontestimin e humbjes së tij në zgjedhje, me çka i dha fund tentimit të tij gjyqësor që ta mbajë pushtetin.
Gjykata pa koment e refuzoi padinë e Trampit, i cili kontestoi mijëra fletëvotime në Uskonsin, ku humbi nga demokrati Xho Bajden me më shumë se 20.000 vota. Bajdeni u bë president më 20 janar.
Ky ishte rasti i fundit nga tre të parashtruarat në Gjykatën Supreme në fund të presidencës së Trampit. Gjykata më 22 shkurt i hodhi poshtë dy të tjerat – për Uiskonsin dhe një në lidhje me votimin në Pensilvani, shtet tjetër kyç ku ishte mundur Trampi.
Tashmë ishte e qartë se Gjykata Supreme, në të cilën ka tre gjykatës të emëruar nga Trampi nuk ka për qëllim që të përzihet në rastet e parashtruara nga aleatët e tij.
Përndryshe, Gjykata sot hodhi poshtë edhe një padi në lidhje me zgjedhjet, të parashtruar nga aleati i Trampit, Lin Ud, i cili kërkoi nga gjykatësit që të intervenojnë edhe në zgjedhjet për Senatin në Xhorxhia. Në ato zgjedhje fituan demokratët, që iu mundësoi që ta kenë kontrollin ndaj Senatit të SHBA-së.