Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë i pranoi ankesat e mbrojtjes për rastin “Monstër” për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcës. Aktvendimi i shkallës së parë dhe shkallës së dytë për lëndën janë pezulluar dhe kthehen për vendosje të sërishme në Gjykatën Penale. Më 12 prill të vitit 2012 tek Liqeni i Smillkovcës u vranë katër djelmosha dhe një peshkatar. Për “Monstrën” gjashtë persona janë dënuar me dënim me burgim të përjetshëm nën akuzën për terrorizëm.