Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë sot kumtoi se seanca publike për lëndën lidhur me vrasjen në Liqenin e Smillkovës, e cila ishte caktuar për nesër, anulohet. Anulimi i seancës publike, siç njoftojnë nga gjykata, është me kërkesë së avokatit mbrojtës Asmir Alispaiq për shkaqe shëndetësore, me ç’rast në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë është dorëzuar dokument përkatës mjekësor. Termini për mbajtjen e seancës publike për këtë lëndë do të përcaktohet shtesë, informojnë nga Gjykata Supreme.