Gjykata e Mynihut ka vendosur që të mos ndalojë kambanat të cilat lopët i mbajnë në qafë. Ky vendim u mor pas padisë që u bë disa vite më parë nga një çift, të cilët i shqetësonte zhurma.
Këta të fundit kanë vendosur që ta apelojnë vendimin. Ata argumentojnë se lopët e fermerëve i mbajnë zgjuar gjatë natës. Por një politikan bavarez tha se lopa me zile është pjesë e mënyrës së jetesës në fshat.
Çifti, po ashtu kundërshton erën e keqe të plehut organik dhe insektet shoqëruese. Në gjykatë avokati i çiftit solli si provë regjistrimin e zhurmës së ziles, por kjo nuk ishte bindëse për gjyqtarët.