Shkup, 20 dhjetor – Gjykata Administrative ka pranuar ankesën e LSDM-së për prishjen e votimit në vendvotimin me numër 2011 në Komunën e Tearcës, si dhe rivotimin në të njëjtët, shkruan gazeta KOHA. Në vendimin e sapo publikuar në faqen e saj zyrtare, Gjykata Administrative ka informuar se “prishet votimi në Komunën e Tearcës në vendvotimin 2011”, ndërsa ka sqaruar se Komisioni Shtetëror Zgjedhor, përkundër fakteve se disa fletëvotime ishin shkatërruar dhe disa mungonin në Listën zgjedhore, nuk e kishte marrë parasysh ankesën e LSDM-së.