Gjykatësi në procedurë paraprake, duke vepruar sipas kërkesave të Prokurorisë speciale publike për konfiskim të përkohshme të pronës për shkak të sigurimit në rastin “Perandoria” përcaktoi masa të përkohshme dhe ndaloi përvetësim të personave juridikë, për të cilët ekziston dyshim themelor se është përfituar dobi pronësore me vepra penale, për të cilat po zhvillohet procedurë, informojnë nga Gjykata penale.
Njëheri, siç thonë nga Gjykata, gjykatësi në procedurë paraprake, duke vepruar edhe sipas dy propozimeve të prokurorisë kompetente për ndalesë të përkohshme të kryerjes së transaksioneve financiare të personave juridikë për të cilët ekziston dyshim themelor se me veprat penale, personat e përfshirë në lëndën konkrete, kanë përfituar dobi pronësore, gjykatësi i pranoi propozimet dhe me vendime u dha urdhër më shumë bankave ta ndalin transferin e mjeteve nga llogaritë rë personave juridikë të përfshirë në lëndët.
Lidhur me vendimet e gjykatësit në procedurë paraprake për përcaktimin e masave për sigurimin e pranisë në lëndën e shënuar si “Perandoria”, gjatë ditës deri te Gjykata janë parashtruar ankesa nga mbrojtja të cilat menjëherë janë dërguar në përgjigje te prokuroria kompetente, ndërsa pas përgjigjes së marrë, Këshilli penal në mënyrë shtesë do të vendos për të njëjtat, thonë nga Gjykata penale.
Pesë personat e dyshuar në rastin e Prokurorisë speciale publike “Perandoria” janë dënuar me paraburgim 30-ditor. Në burgun “Shkup” në Shuto Orizarë janë biznesmeni Jordan Kamçev, bashkëpunëtorit e tij Nenad Josifoviq dhe Zorica Arsovska, drejtori i ndërmarrjes “Pellagonia”, Cvetan Pandeleski, si dhe drejtori i ndërmarrjes “Eksiko”, Todor Mirçevski.
Në hetimin e ri të PSP penalisht ndjeken gjithsej 13 persona. Krahas pesë personave, të cilët u dënuan me paraburgim, të dyshuar në “Perandoria” janë edhe Sasho Mijalkov, Ratka Konoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojpeska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Dejan Janev, Vançe Mijalçev dhe Jovançe Taskovski.
Të gjithë dyshohen për vepra të kryera penale shoqërim kriminel, dëmtim ose autorizim të kreditorëve, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, mashtrim dhe larje të parave dhe vepra tjera penale në periudhën prej vitit 2002 deri në vitin 2013.