Shkup, 5 shkurt – Gjykata Penale Shkup kërkon nga prokurori publik shtetëror Lubomir Jolevski të prononcohet cila prokurori mundet në të ardhmen të veprojë si paditës i autorizuar në lëndët e parashtruara nga Prokuroria Speciale Publike.
Nga Gjykata thonë se, deri në prononcimin e prokurorit publik nëse lëndët do të mbeten në kompetencë të PSP-së apo do të ndërmerren nga Prokuroria Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup në të gjitha lëndët do të veprojë në pajtim me dispozitat LPP, ndërsa për lëndët e PSP-së të marra pas skadimit të afatit për të cilin mendim ka dhënë Gjykata Supreme e RM-së, të cilat janë urgjente dhe nuk mund të shtyhen do të vendosin këshillat përkatëse penale, me qëllim që të mos arrihet në shtyrje të panevojshme.
“Kolegjiumi i gjykatësve pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 në seancën e djeshme në të cilën është diskutuar mendimi ligjor i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë lidhur me afatin në të cilin Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale dhe të cilat dalin nga ndjekja e kundërligjshme e komunikimeve (PSP) mund të parashtroj dhe marrë aktakuza, solli konkluzion të drejtohet te Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Jovevski, me kërkesë që Prokurori Publik të prononcohet cila prokurori në të ardhmen mundet të veprojë si paditës i autorizuar në lëndët e parashtruara nga PSP”, thuhet në kumtesën e sotme të Gjykatës Penale.
Njëherit, Gjykata kërkon që prokurori publik shtetëror të iniciojë interpretim autentik të nenit 22 të Ligjit të PSP nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sepse siç thonë vetëm ligjdhënësi mund të jep interpretim autentik të ligjeve. (koha.mk)