Shkup, 18 tetor – Prokuroria Speciale Publike e pranoi njoftimin nga Gjykata Penale e Shkupit se janë pranuar aktakuzat për rastet “Trust” dhe “Total”, konfirmuan për MIA-n nga PSP-ja.
Në lëndën “Trust” që e hapi PSP-ja i dyshuari i parë është biznesmeni Seat Koçan dhe edhe dy persona fizikë dhe juridikë, midis të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e Elektranave të Maqedonisë.
Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë manipuluar tenederë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.
Debati i parë publik për këtë lëndë është caktuar për më 7 nëntor.
Nga PSP-ja informojnë se Gjykata e ka pranuar edhe aktakuzën në lëndën “Total”, ku i akuzuari i parë është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas për fshehje të tatimit, ndërsa dita për seancën e parë gjyqësore do të kumtohet.