Shkup, 13 nëntor – Gjykata Penale e Shkupit i ka pranuar akuzat për rastet “Tarifa” dhe “Traektorja” të Gjykatës Speciale Publike, Seancat gjyqësore për këto dy raste, siç konfirmuan për MIA-n nga PSP, do të caktohen në mënyrë shtesë.
Në rastin “Tarifa”, janë përfshirë shtatë persona për shkak të ekzistimit të dyshimit se është kryer keqpërdorim i pozitës zyrtare në procedurë për furnizim publik të softuerit – ERP Sistem për nevojat e SHA ELEM.
Të dyshuarit me moskryerje të detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorciumi, i cili më vonë e ka marrë tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të bisedimeve gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacion të plotë. Vlera e Marrëveshjes së lidhur për furnizim publik është 4.092.420 euro, ndërsa dëmi i shkaktuar arrin 456.560 euro.
Në “Traektore”, të akuzuar janë katër persona zyrtarë, ish-funksionarë të lartë qeveritarë, të dyshuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime, me të cilat në procedurë për përzgjedhje të kompanisë për ndërtim të akseve të autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP, i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror nga së paku 155.117.172 euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë kryerëse i kanë mundësuar që të bëhet me dobi pronësore.