Shkup, 22 prill – Gjykata Themelore Penale – Shkup, lidhur me shkrimet mediatike se “Një person i dyshuar është arratisur nga Gjykata Penale”, e informoi opinionin se bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur jashtë Gjykatës, e jo në ambientet e tyre, për çka është akuzuar policia e burgut.
“Njëherit, bëhet fjalë për një të akuzuar i cili është dërguar në Gjykatë në seancën për lëndën lidhur me veprën penale – Kontrabanda të emigrantëve. Gjatë hyrjes në gjykatë, shoqërimi i tij në sallën e gjyqit dhe dalja nga ndërtesa e gjykatës, nga ana e policisë së gjykatës janë respektuar të gjitha masat e sigurisë, si dhe protokollet për mbrojtje nga përhapja e virusit Kovid-19”, sqarojnë nga Gjykata Penale.
Njëherit në kumtesë theksojnë se për të gjitha informacionet lidhur me ngjarjen e sotme mediumet mund të drejtohen tek Institucioni kompetent ndëshkues korrigjues dhe MPB-ja.