Shkup, 20 tetor – Kryetari i këshillit gjyqësor të Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës themelore Shkup 1, i cili vepron në lëndën “Trista”, i formuar pas aktit të parashtruar akuzues të Prokurorisë Speciale Publike, e duke vepruar sipas ankesës së parashtruar të mbrojtjes së të akuzuarit kundër vendimit me të cilën miratohet akti akuzues, mori vendim se ankesa hidhet poshtë si e pabazë me arsye se në pjesën juridike thuhet se kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejtë për ankesë. Këshilli për vlerësim të aktit akuzues të Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës themelore Shkup 1, i cili vepron në vlerësimin e aktit akuzues të PSP-së në lëndën e Prokurorisë që quajtur si “Trezor”, duke vepruar sipas ankesave të tre nga të akuzuarit në lëndën të parashtruara kundër aktit akuzues, e të deklaruara përmes mbrojtësve të tyre, mori vendim me të cilin ankesat e hodhi poshtë si të palejuara, thuhet në kumtesën e Gjykatës penale.