Shkup, 30 mars – Nga e hëna fillon me punë ndërtesa e re e Gjykatës Themelore Shkupi 1, ndërsa rasti “Titanik” i Prokurorisë Speciale Publike pritet që të jetë lënda e parë, njoftoi në konferencën e sotme me gazetarët kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Gjolev.
Ndërtesa e re e Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup zyrtarisht do të lëshohet për përdorim nesër. Siç është paralajmëruar, në mesditë do të mbahet ceremoni tek salla e madhe ku do të marrin pjesë përfaqësues të organeve gjyqësore në vend dhe diplomatë.
Gjolev, theksoi se nesër fillon procesi i zhvendosjes së Gjykatës Penale te ndërtesa e re. Objekti i ri i Gjykatës Penale i ka 25 salla gjykimi dhe kushte shumë më të mira për punë.
Ndërtimi i ndërtesës së re të Gjykatës Penale në Shkup filloi në maj të vitit 2010.