Shkup, 17 janar – Gjykata nuk lejon që Johan Tarçullovski, i cili ndodhet në paraburgim shtëpiak, të marrë pjesë në fjalimin e nesërm të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në, Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Tarçullovski është i dyshuar për terrorizëm dhe cenim kushtetues, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë.
“Duke vepruar me kërkesë të akuzuarit J.T. të marrë leje nga gjykatësi i procedurës paraprake të largohet nga vendi ku e mban masën e paraburgimit shtëpiak, si mund të marrë pjesë në fjalimin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, gjykatësi në procedurën paraprake mr. Nenad Saveski, i cili vepron lidhur me kërkesën, e njoftoi personin se nuk i lejohet të largohet, për kohë të caktuar, nga vendi ku e mban masën e shqiptuar – paraburgim shtëpiak, duke i pasur parasysh dispozitat e nenit 163 par. 2 të LPP-së, sipas të cilave kërkesa e paraqitur e të akuzuarit nuk përbën përjashtim nga dispozita ligjore”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Gjykata Themelore Shkup 1.