Gjykata nis dorëzimin e aktakuzave në “Rastin e veteranëve”

8

Të akuzuarit në “Rastin e Veteranëve” kanë nis sot që t’i pranojnë aktakuzat nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Se e ka pranuar aktakuzën e ka konfirmuar Nuredin Lushtaku, njëri nga 12 personat e akuzuar, njofton Klan Kosova.

“Kam pranuar aktakuzën por që nuk e kam shikuar se çfarë ka në të”, ka thënë Nuredin Lushtaku.
“Në këtë proces unë kam qenë pa përgjegjësi dhe nuk kam asgjë të re të them. Drejtësia le ta kryejë të veten”, ka thënë Lushtaku.

Përveç Nuredin Lushtakut ta akuzuar për fryrjen e listave të vetranëve janë edhe: Agim Çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

Comments are closed.