Gjykata në Budapest ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së drejtësisë për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski për sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, transmeton gazeta Koha.
Sipas mediave hungareze, që nuk ishin të pranishëm në debatin për argumente “për” dhe “kundër” ekstradimit, sepse seanca gjyqësore ishte e mbyllur, por ishin të prezent kur është lexuar vendimi, Gruevski shpëton nga ekstradimi në Maqedoni ku e pret dënimi me burg prej dy viteve për lëndën e PSP “Tenk” dhe për padi të tjera, duke përfshi edhe atë të 27 prillit. (koha.mk)