Ankara, 6 gusht – Gjykata në Ankara ka urdhëruar të pengohet qasja e rreth 136 faqeve të internetit mes të cilave edhe sajti i Bianet, rrjet i pavarur gazetares i bazuar në Stamboll.
Janë bllokuar jo vetëm internet portalet gazetareske, por edhe faqet e tyre të Fejsbukut, Instagramit, Tuiterit dhe Jutjubit, theksohet në faqen e Bianet ndaj të cilës ka qasje jashtë Turqisë.
Vendimi gjyqësor është pas kërkesës së Komandës kryesore të xhandarmërisë. Gjykata nuk e ka informuar Bianet për arsyen për bllokimin e sajtit.(koha.mk)