Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Portieri i njohur u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Tiranës. Futbollisti i klubit kryeqytetas u kap teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur dhe kishte kaluar masën 0.51 mg/l. Alban Hoxha duhet të paraqitet dy herë në muaj në prokurori.