Shkup, 12 shkurt – Gjykata Kushtetuese është njëra nga institucionet më të pareformuar në Republikën e Maqedonisë. Kjo duhet të vendoset si organ, që do të sigurojë mbrojtje dhe do t’i promovojë të drejtat e njeriut dhe vlerat kushtetuese, përkatësisht do të bëjë balanc dhe do ta kthejë harmoninë e sistemit juridik përmes harmonizimit në kornizat e sistemit kushtetues, përcjellë gazeta KOHA.
Kjo ishte porositur në sesionin e sotëm të punës për “Reformat në Gjykatën Kushtetuese të lidhur me Kapitullin 23” në grupin e tretë të punës nga Konventa Kombëtare e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.
Sipas ministres së Drejtësisë Renata Deskoska, gjithmonë madje edhe korniza e keqe juridike mund të jetë e stërngarkuar me praktikë dhe vullnet të mirë, përkatësisht përderisa në Gjykatën Kushtetuese kemi njerëz me integritet dhe kapacitet profesional ta plotësojnë kornizën juridike të pa përkryer me frymë të caktuar të respektimit të Kushtetutës.
Potencoi se sfidë para Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë është ai të vendoset si organ që me praktikimin e tij do të jetë balanc i asaj që do të thotë pushtet politik, ekzekutiv ose ligjdhënës. Potencoi se kemi një tip të pseudo padisë kushtetuese, ku Gjykata Kushtetuese mbron vetëm disa të drejta të njeriut.
Për rolin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë në reformat gjyqësore të zbatuara si pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, në kuadër të sesionit të katërt të sotëm të grupit të tretë punues të KKBE-MQ morën pjesë shumë ekspertë të vendit, në mesin e të cilëve edhe drejtorja e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Natasha Gaber-Damjanovska dhe profesoresha e të Drejtës Kushtetuese Gordana Siljanovska dhe kandidati për gjykatës kushtetues të Republikës së Sllovakisë, Radosllav Prohaska, i cili e ndau përvojën e tij nga ky proces dhe foli për çështjet vitale të bisedimeve nga Kapitulli 23.(koha.mk)