Prania e detyrueshme e avokatit në procedurën para noterit nuk është në kundërshtim me parimin e qeverisjes së të drejtës, por përkundrazi kjo është me qëllim të sigurimit të sigurisë ligjore të qytetarëve dhe është në pajtim me Kushtetutën, thuhet në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, me të cilin refuzohen të gjitha iniciativat me të cilat kontestohet pjesëmarrja e avokatëve në procedurat notere, të paraparë me Ligjin e ri për noteri.
Siç është theksuar në kumtesën e sotme nga Oda e avokatëve të RM-së, me këtë Gjykata Kushtetuese i dha fund tezave intensive të plasuara gabimisht që para sjelljes së Ligjit për noteri se pjesëmarrja e avokatëve është kundërkushtetues.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vetëm edhe një konfirmim për rëndësinë e zgjidhjes ligjore në ndërtimin e një sistemi ku siguria ligjore dhe qeverisja e të drejtës janë prioritet, më shumë që zhvillimi i gjyqësisë është vendosur në sfidë serioze”, thonë nga Oda e avokatëve.
Me vendimin, siç është theksuar në kumtesë, hidhen poshtë pohimet se me Ligjin bëhet tentim për vendosjen e pozitës monopol të avokaturës, në dhënien dhe sigurimin e ndihmës juridike të qytetarëve dhe personave ligjor dhe se janë shkelur të drejtat bazë të njeriut dhe të drejtat e parapara në nenin 8, paragrafi 1, alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, të cilët Gjykata Kushtetuese i hedh poshtë si të pabaza.
Oda e avokatëve të RM-së konsideron se kërkesat e hapura të organizatave të caktuara me ndikim për ndryshim të Ligjit për noter në mënyrë që avokatët do të eliminohen dhe sërish do t’ju merret lënda e punës së avokatëve, e cila pjesërisht është kthyer me këtë Ligj, nuk është në interes të sigurisë juridike të qytetarëve, por në interes të grupit të vogël të privilegjuar dhe në dëm të 2.600 avokatëve.
Në këtë mënyrë, avokatët në pajtim me nenin 18 nga Ligji për avokaturë vendosin nënshkrimin dhe vulën e tyre në çdo dokument dhe nënshkrim, me çka garantohet se përmbajtja e aktit juridik është në pajtim me rregullativën pozitive ligjore të RM-së.
Gjykata vlerëson se prania e avokatëve në procedurën para noterit është me qëllim të sigurimit të ndihmës juridike nga ana e avokaturës së personave fizikë dhe juridik në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe ndaj ligjit për interesat e bazuara në procedurën para organeve në kryerjen e autorizimit publik të konfirmuar me Ligjin për avokaturën dhe një ligji tjetër.
Sipas Odës së avokatëve, prania e avokatit gjatë procedurës ligjore para noterit është vetëm në interes të qytetarëve dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.