Shkup, 20 dhjetor – Sot para Gjykatës Kushtetuese ka qenë në shqyrtim kërkesa e disa qytetarëve që mos paguajnë ngrohje nëse ngrohtorja nuk punon. Të njëjtën kërkesë Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë si të pabazë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për 12 mijë familje në Shkup që janë të shkyçur nga sistemi i ngrohtores së qytetit, të cilët në mungesë të ngrohjes nuk kanë paguar fatura. Tani, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese qytetarët do të paguajnë fatura të unifikuara apo të përllogaritura.