Gjykata më e lartë gjermane sot kumtoi se i ka hedhur poshtë të gjitha tetë paditë kundër rezolutës së Bundestagut gjerman, i cili në qershor, masakrën e Perandorisë osmane në Luftën e Parë Botërore kundër armenëve e shpalli gjenocid. Sipas Gjykatës kushtetuese fedrale të Gjermanisë, paditësit nuk arritën të dëshmojnë se me rezolutën janë shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe se as shkeljet ishin të dukshme. Pas shpalljes së rezolutës së Bundestagut, marrëdhëniet ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë hynë në një krizë më të madhe në dy dekadat e fundit. Si përgjigje ndaj rezolutës Turqia së pari e tërhoqi ambasadorin e vet nga Berlini pas çka me muaj nuk lejoi që politikanë gjermanë t’i vizitojnë ushtarët e vet në bazën ushtarake Inxhirlik. Tensionet u rritën plotësisht në tetor, pas kritikave të Berlinit për arrestimin e gazetarëve dhe anëtarëve të opozitës nga ana e Ankarasë dhe akuzat e Turqisë se Gjermania i jep mbështetje organizatave majtiste kurde terroriste të cilat luftojnë kundër sundimit tëp presidentit Erdogan. Pasi që Parlamenti evropian muajin e kaluar solli vendim për t’i ndërprerë negociatat e Turqisë për hyrje në BE Ankaraja zyrtare u kërcënua se nuk do ta respektojë marrëveshjen sipas të cilës Turqia do t’i mbajë refugjatët nga Siria dhe Iraku në territorin e vet ndërkaq BE-ja do të japë para dhe do ta pështpejtojë hyrjen e vendit në Union.