Gjykata kushtetuese e shqyrton vendimin për shpërndarjen e Kuvendit

27

Shkup, 8 prill – Iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u gjet para gjykatësve kushtetues, por në bazë të diskutimeve të gjykatësve, si dhe për shkak të rëndësisë së lëndës, seanca do të vazhdojë në ditët në vijim, informojnë nga Gjykata kushtetuese.

“Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ka mbajtur seancë në të cilën pika e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (‘gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’ nr.43/2020). Në bazë të diskutimeve të gjykatësve, si dhe për shkak të rëndësisë së lëndës, u mor qëndrim që seanca të vazhdojë në ditët në vijim për çka opinioni do të njoftohet në kohë”, qëndron në kumtesën e Gjykatës kushtetuese.

Nga Gjykata kushtetuese informojnë se edhe në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme vazhdon që t’i kryejë kompetencat e veta kushtetuese dhe e ndjek dhe e analizon situatën me sjelljen e dekreteve me fuqi ligjore nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Comments are closed.