Tiranë, 13 shkurt – Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë sot mbeti vetëm me një prej gjithsej nëntë gjykatësve, aq sa gjithsej numëron ky institucion me përbërje të plotë, prejse ishte shkarkuar gjykatësi Gani Dizdari.
Kolegiumi i veçantë i apelit e konfirmoi vendimin e sjellur paraprak të Komisionit të pavarur për kontroll të prejardhjes së pronës për Dizdarin, në deklaratën e të cilit ka pasur kontradikta rreth sipërfaqes së tokës dhe çmimit për të cilin e ka blerë. Komisioni, gjithashtu, ka konstatuar se Dizdari ka qenë i lidhur me persona me dosje kriminele.
Me shkarkimin e tij gjykatësja e vetme që mbeti në Gjykatën Kushtetuese është Vitore Tusha. Kah mesi i dhjetorit të vitit të kaluar ishte shkarkuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, prejse nuk mundte ta sqarojë prejardhjen e pronës së tij. Komisioni i veçantë kumtoi se Dedja ka dhënë deklarata të pavërteta për pronën, se e ka mbuluar dhe se nuk ka mundur të sqarojë se si e ka fituar me të ardhurat e tij.
Për shkak të moskalimit të gjykatësve në kontrollin e prejardhjes së pronës dhe përzierjen në aktivitetet kriminele ose më e njohur si veting, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk funksionon pothuajse një vit.